Doni të dini sa i zgjuar jeni? Kureshtjen jua shuan inteligjenca artificiale e cila vetëm duke skanuar trurin tuaj zbulon edhe nivelin e inteligjencës.
Kërkuesit nga Universiteti i Salernos në Itali shpjegojnë se sistemi i krijuar prej tyre parashikon inteligjencën e një personi duke u bazuar në imazhet e rezonancës magnetike si dhe duke parë në skaner aktivitetin e trurit.
Shkencëtarët theksojnë se inteligjenca e një njeriu mund të mblidhet nga modelet e aktivitetit në trurin e tyre kur nuk po bëjnë ose mendojnë asgjë në veçanti, pa patur nevojën për kuize, problemet matematikore apo teste të fjalorit.
‘Zbuluam se duke parë dikë në skaner i cili nuk bën asgjë ne mund të masim pjesë të aktivitetit të trurit si dhe të përdorim të dhënat për të parashikuar inteligjencën e tyre” shpjegoi Ralph Adolps udhëheqësi studimit.
Për të vrojtuar algoritmin, kërkuesit shkarkuan skanerat e trurit dhe të dhënat e inteligjencës së rreth 900 personave.
Pasi studiuan të dhënat algoritmi ishte në gjendje të parashikonte inteligjencën në nivele statistikore.Duke parashikuar inteligjencën falë skanit të trurit, algoritmi është duke bërë atë cka njerëzit nuk mund ta bëjnë, pasi edhe një shkencëtar profesionist nuk mund të shohë skanerin e trurit dhe të zbulojë zgjuarësinë e një personi.
Shkencëtarët e këtij kërkim shprehen se zbulimi i tyre teknologjik një ditë mund të përdoret edhe për të diagnsotifikuar sëmundje si autizmi, skizofrenia dhe ankthi sikurse diagnostifikohen sëmundje të tjera.