INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e zbuluan prindërit e presidentit Macron që djali i tyre 16-vjeçar ishte në një lidhje me mësuesen 40-vjeçare

Si e zbuluan prindërit e presidentit Macron që djali i tyre 16-vjeçar ishte në një lidhje me mësuesen 40-vjeçare

Publikuar më: 18:58 08-08-2017

Një biografi e re e presidentit francez, Emmanuel Macron tregon se si janë shokuar prindërit e tij kur zbuluan se djali i tyre 16-vjeçar kishte një marrëdhënie me mësuesen e tij të martuar.

Macron është martuar me Brigitte Trogneux, një grua 24-vjet më të madhe se ai dhe u njohën kur ai ishte vetëm një nxënës 15-vjeçar në një shkollë private në Amiens, Francë.

Shkrimtarja Anne Fulda e cila shkroi librin “Emmanuel Macron”: Një burrë i ri u tregoi prindërve të presidentit Macron për skandalin që nisi mes mësueses 39-vjeçare Trogneux, nënë të 3 fëmijëve. Prindërit e Macron menduan se djali i tyre po shoqërohej me vajzën e mësueses, Laurence, derisa një mik i familjes u tregoi të vërtetën.

Të shokuar nga kjo aferë, Macron-ët e larguan djalin e tyre nga shkolla. E ëma e tij, Francoise Nogues-Macron, tha për Fulda: “Ne nuk mund ta besonim. E vërteta është se kur Emmanuel u shoqërua me Brigitte, nuk mund të thonim “Është mrekulli”.

Por ajo shtoi: “Çfarë kishte rëndësi për mua nuk ishte fakti se ai ishte në një lidhje me Brigitte por që ishte gjallë dhe pa asnjë problem”.

Duke e kuptuar se nuk do të ishte një çështje kalimtare, e ëma e Macron i ka thënë mësueses: Ti ke patur jetën tëndë, por ne nuk do kemi fëmijë me ty.

Babai i Macron, Jean-Michel, zbuloi se gati u rrëzua nga karrigia kur mori vesh lajmin për të birin e tij dhe u shpreh se nuk thonte dot “Sa bukur”. Prindërit e Macron kanë takuar mësuesen Trogneux, tashmë bashkëshorten e presidentit francez dhe i kanë kërkuar mos ta takojnë të birin e tyre deri sa të arrijë moshën madhore, por ajo su ka premtuar gjë.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749