Rezart Veleshnja është padyshim një nga aktorët më të preferuar të humorit.
Rolet e tij në 'Portokalli' pëlqehen shumë nga publiku.
Ai është dhe shumë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, Rezarti ka publikuar një foto me moderatoren e ‘Shiko kush luan’, Luana Vjollcën.
Aktori nuk ka nguruar as të shkraujë një mesazh special plot humor për të.
‘Kur vjen Luana Vjollca, shkëlqen 'Topi'. Mirëse u riktheve imazhi i Top Channel! Çfarë të them më shumë për ty! Tani më ke një qokë borxh’, shkruan Rezarti, të cilit Luana ja ka kthyer në komente: ‘Njësh je’.