INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si është marrëdhënia e tyre dhe çfarë do i thonte Olsit? Fjorentina e Big Brother flet troç: Nëse ai është...[FOTO]

Si është marrëdhënia e tyre dhe çfarë do i thonte Olsit? Fjorentina e Big Brother flet troç: Nëse ai është...[FOTO]

Publikuar më: 17:26 10-10-2018

Ishin ndër çiftet më të komentuar të Big Brotherit, jo vetëm për lidhjen e tyre “simpatike”, por edhe për ndarjen e tyre të “zhurmshme” e cila u diskutua gjerësisht nga mediat rozë, por edhe nga komentuesit dhe fansat e tyre.

Ndarja e tyre e bujshme dhe deklaratat e dashurisë së Fjorit tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, mirëpo së fundmi ish-banorja ka pranuar se është në krahët e një tjetër mashkulli në një intervistë për alpenews,por duke mos treguar më shumë detaje.

E sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për Olsin e Big Brother, për të cilin u shpreh se ka marrëdhënie të mirë, por që nuk është se komunikojnë shpesh.

Të gjithë ndjekësit e këtij reality shoë janë në dijeni për lidhjen tënde me Olsin. A vazhdon të komunikosh ende me të?

Lidhja ime me Olsin ishte e njohur që kur ne të dy ishim jashtë dhe njerëzit sigurisht që ishin në dijeni pastaj aty u vërtetua më shumë. Me Olsin s’kam komunikim, të them që të flas në tel përditë, jo. Ama kur shihemi në festa sigurisht që respekti për njëri- tjetrin ka ngelur. Përshëndetemi në fund të fundit. Olsi ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës time dhe aq më tepër gjërat që unë dhe ai kemi kaluar aty brenda, stuhi të mëdha. Minimumi për njëri-tjetrin është që gëzojmë respekt.

Ke ndonjë fjalë që do dëshiroje t’ja thoje në këtë moment Olsit?

Asgjë nuk mund ti them sepse ai i di gjërat që i kam thënë gjithmonë, si atje brenda dhe jashtë kur ne ishim bashkë, por dhe kur vendosëm të mos ishim më. Nëse ai është i lumtur unë jam e lumtur për të. Nuk dua ta shoh asnjëherë keq, dhe nëse do jete, do ketë gjithmonë dikë ku mund të mbështetet. I uroj vetëm të mira!

tauln.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719