INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si është të kesh partner një Dem?

Si është të kesh partner një Dem?

Publikuar më: 15:18 10-05-2017

Demi është ndër shenjat e Zodiakut që dallon për natyrën sensuale dhe intimitetin që krijon me partnerin.

Është një shenjë që ka shqisa të forta të prekjes, të nuhaturit, shikimin, dëgjimin dhe shijen. Demit i pëlqen ta zgjedhë partnerin me shumë kujdes, aq sa në një lidhje mund të ecë me hapa shumë të ngadaltë, por të sigurt.

Të qetë dhe shumë sensualë, por të lindurit në shenjën e Demit e dinë gjithmonë ҫfarë duan. Dashuria për Demin është një ndjenjë që rritet nëse i përkushtohesh shumë. Një i lindur në shenjën e Demit kërkon vëmendje maksimale nga partneri, aq sa ndonjëherë bëhet edhe dominues e posesiv.

Demi është mjaft i duruar dhe besnik në dashuri, ndaj kërkon gjithmonë një partner që e vlërëson shumë këtë.

Zbulo nëse marrëdhënia juaj do të jetë ajo që ke pritur ...

Partneri perfekt për Demin: Akrepi është një partner i jashtëzakonshëm për Demin. Janë dy shenja që mendohet se plotësojnë njëra-tjetrën. Natyra posesive e Akrepit dhe e qetë e Demit janë një kombinim që funksionon mjaft mirë. Gaforrja, Virgjëresha, Peshqit dhe Bricjapi janë gjithashtu partnerë shumë të mirë të Demit.

2017-a është një vit në të cilin Demi do të ketë marrëdhënie shumë të mira me pothuajse të gjitha shenjat, por me disa shenja në veҫanti mund të ketë partneritet më të gjatë, si Akrepi, Demi, Binjakët dhe Gaforrja.

Article Logic
Execution time: 0.0040991306304932