I shkoi shumë afër çmimit të madh por nuk arriti ta fitojë atë. Si brenda shtëpisë së Big Brother edhe jashtë saj, Olsi Klosi ishte një nga banorët më të komentuar, jo vetëm për lidhjen me Fjorentinën, por edhe për flirtet e tij të shumta.
Duke qenë se tashmë është një emër shumë i njohur në mediat rozë, Olsi do të bëhet pjesë e një filmi shqiptar. Ndërkohë që qytetarët e Tiranës janë treguar mjaft entuziastë dhe e kanë shprehur gëzimin për rënien e borës në mënyra të ndryshme, mënyra e Olsit është më e veçanta
Ish-banori ka publikuar një fotografi gjysmë i zhveshur në mes të dëborës. Ajo që bie më shumë në sy është trupi i tij plot muskuj dhe tatuazhe. “E bardhë a jeshile”- ka shkruar ai në postimin e tij.