Nga Kelvi Kadilli
Të gjithë e dimë sesi flirtojnë meshkujt shqiptarë por ndonjëherë është mirë që detajet që nuk ju pëlqejnë t’ua vini në dukje me shpresën që një ditë ata të kuptojnë sesi flirtohet në një formë interesante dhe të njerëzishme.
Me të thithur
Ai momenti kur duke ecur në rrugë ndien një lloj tingulli i cili përngjason me një fishkëllimë jo nxjerrëse por thithëse. Asnjëherë nuk e kuptuam se çfarë kerkon të thotë ky lloj tingulli por ajo që dimë është se asnjëherë nuk pasohet nga ndonjë tigull tjetër përveç se… heshtje!!!
Fiksojnë me gojën hapur dhe sytë gjysëm të mbyllur në formë të perënduar
Duken tamam sikur dikush u ka gjuajtur pas koke dhe ata janë budallallepsur edhe pse ndoshta në atë moment ata mendojnë se duken shumë sexy. Në mendjen e tyre mendojnë se në këtë mënyrë do të duken shumë mashkullorë dhe hamshorë në sytë e femrave dhe ato do të bien në tokë nga shikimi i tyre i budallallepsur plot “epsh”.
Fryhen
Këtë karakteristikë meshkujt shqiptarë e kanë të huazuar nga gjeli i detit me siguri. Ndodh të shohësh djem me trup shumë të dobët dhe pa asnjë muskul por ata i mbajnë krahët sikur janë body builders. Një gjë është e sigurt! Me këto lloj fryrjesh maksimumi që mund të kapni është ndonjë pulë deti.
Përdorin emra frutash për të shprehur afeksion
O Rrushooo… Pjeshkeee… !!! Ka edhe kështu. Asnjëherë se kemi kuptuar se çfarë ka të përbashkët një vajzë me një rrush. Disa do thonin ëmbëlsinë por kur përdoret në formën e duhur ama…
Ku të kam pare unë ty?!
“Se ku të kam parë unë ty!” Shprehje tipike kur një mashkull po ngacmon një femër. Si mund t’i thuash dikujt “ku të kam parë”, e nga mund ta dijë ajo se ku e ke parë ti?! Një pyetje që asnjëherë nuk merr përgjigjen e dëshiruar përveçse një “nuk e di”!!!
Nuk flirtojnë fare!
Kohët e fundit duke qenë se meshkujt janë bërë më pjeshka se pjeshkat (në formë flirtimi), ata thjesht ulen diku ose rrinë në këmbë dhe bëjnë si sexy gjatë gjithë kohës. Aq shumë jan të zënë duke bërë selfie dhe duke parë kush i bëri “like” sa nuk flirtojnë fare ose presin t’i vijë ndonjë vajzë vetë në tavolinë. Ka edhe kështu!