INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si funksionon një lidhje në distancë? Keisi jep përgjigjen e sinqertë sepse e ka përjetuar me Stresin! [FOTO]

Si funksionon një lidhje në distancë? Keisi jep përgjigjen e sinqertë sepse e ka përjetuar me Stresin! [FOTO]

Publikuar më: 13:33 10-10-2019

Që në momentin që lidhja e tyre u bë publike, Stresi dhe Keisi, u bënë mjaft të komentuar në media dhe rrjetet sociale. Edhe pse jetonin larg njëri-tjetrit, dukej se dashuria e tyre ishte shumë e fortë dhe se distanca nuk ishte një problem për ata.

Por pas disa kohësh bashkë, Keisi dhe reperi i njohur, i habitën fansat e tyre kur i dhanë fund lidhjes së tyre. Pavarësisht se ajo i qëndroi pranë dhe e mbështeti bashkëshortin kur ishte në burg, pas lënies së lirë të reperit, erdhi edhe lajmi i divorcit të tyre.

Së fundmi, në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush i ka kërkuar një këshillë për lidhjet në distancë, pasi ndodhej në një situatë të tillë dhe se i dukej e vështirë.

“Duhet të mësohesh të mos lejosh gjërat e vogla të ndikojnë tek ti, përndryshe do të jetë keq për të gjithë”, i është përgjigjur ish-bashkëshortja e Stresit.

long.png

Article Logic
Execution time: 0.0026109218597412