Inteligjenca artificiale përmes njohjes së fytyrës do të ndihmojë policët të mund të dallojnë kriminelë të rrezikshëm. Do t’i ndihmojë autoritetet t'i njohin përpara se këta të fundit të thyejnë ligjet.
Doktor Kosinksi shprehet se teknologjia e njohjes së fytyrës një ditë do të ndihmojë kamerat në hapësirat publike të monitorojnë njerëzit që janë të predispozuar të kenë sjellje të dhunshme.
Sipas studiuesve të Universitetit Stanford ndonëse një teknikë e tillë prek privatësinë shtohen mundësitë që të shpëtohen më shumë jetë.
Inxhinier Kosinski është duke punuar me një program i cili mund të identifikojë cdo gjë nga fytyra juaj duke nisur nga besimi në politikë, mjafton një foto e vetme.
Duke folur për mediat ai nënvizoi se kjo teknologji bazohet duke parë ndryshimet në fytyrë të shkaktuara nga nivele të ndryshme të testosteronit.
Edhe psikologët besojnë se kamerat e së ardhmes të bazuara mbi inteligjencën artificiale do të mund të zbulojnë njerëz që kanë humbur, trafikuar apo janë të rrezikshëm.