IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Si i “mashtroi” Irina Shayk  fansat

Si i “mashtroi” Irina Shayk fansat

Publikuar më: 12:03 24-03-2016

Irina Shayk ka vendosur të ndryshojë!

E dashura modele e Bradley Cooper është kthyer në look-un e saj natyral në më pak se 24 orë pasi është shfaqur bionde.  5.3 milion ndjekësit e 30 vjeçares në Instagram kanë mbetur të habitur të shtunën e kaluar kur Irina,  e njohur për flokët e saj të zinj, postoi një foto  me një stil të ri “dramatik”.

Sidoqoftë, më pas, ajo u vu re të kishte dalë jashtë për drekë, në New York, tashmë me flokët e saj të errët duke provuar se i kishte vënë në lojë të gjithë me look-un e ri.

Modelja ruse i ka ngacmuar fansat përmes dy fotove të postuara në Instagram në njërën prej të cilave shkruante: “Kush tha  që nuk mund të jem bionde”?

Megjithatë, fansat duhet ta kenë kuptuar se look-u i saj bombë do të ishte i përkohshëm derisa ajo ka komentuar:” : “Ndonjëherë ti bëhesh edhe bionde dhe për këtë është faji yt  Mert Alas” Me sa duket i gjithë ky transformim ka qenë për një shërbim foografik me fotografin e personazheve të famshëm, Mert Alas.

Si një modele pasarelash, Irina është mësuar ta ndryshojë shpesh lookun e saj. Vetëm 6 muaj më parë ajo mbante flokë në ngjyrë portokalli me baluke përpara se t’i kthehej stilit të saj të mëparshëm. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176