Ana ka folur në puntatën e fundit mbi videon e Arjonit, i cili rrëfeu se kishte ndjenja për Anën dhe madje ata të dy po mendonin të krijonin një familje bashkë. Ana në një lidhje me Skype ka rrëfyer se nga ana e saj, ajo nuk ka pasur ndjenja. Ana: Në asnjë moment nuk dëgjova një replikim të sigurt në video, në bazë të fakteve.
Në një moment që një njeri merr përsipër një risk, s’ka nevojë për fjalë. Le t’i nxjerrë të gjitha faktet.
Bora Zemani: E ke ditur ndjesinë që kishte ai për ty?
Ana: Po e kam ditur.
Bora Zemani: Si e trajtove këtë ndjenjë të tij?
Ana: E respektova dhe i thashë se nëse do jetë e vërtetë do duket në emision. S’ka nevojë për shumë fjalë. Ia kam thënë në prapaskenë, jam e hapur për ballafaqim.
E pyetur mbi deklaratë e Arjonit, se i ka kërkuar Anës ta lënë bashkë emisionin, ajo u përgjigj:
“Nëse do jem në program, do dal vetëm nëse unë do dua dikë, jo vetëm se ai më do mua. Ai m’i ka thënë të gjitha (që eja lëmë programin, jetojmë bashkë), atë ditë që kam qenë në shtëpi. Fjalët e tepërta janë fukarallëk. Një njeri që ka fakte, flet me fakte. S’jam idiote nëse historia është shumë më shumë se kaq dhe unë të shkoj të bëj një denoncim”.
Andi: Nga 1 te 10-a sa ka folur të vërteta Arjoni? Ana: Përveç fjalëve që ndjej diçka për ty, janë të vërteta… i pranoj. Kësaj historie do i shkoj deri në fund, sepse jam e pastër dhe nuk ka patur një histori dashurie. Më duket një video-mesazh që ka dashur të pastrojë veten e vet.
Arjani: I ke dhënë ndonjëherë të besojë se edhe ti e do?
Ana: Dua të jem e vërtetë, nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ne jemi përqafuar edhe në prapaskenë. Unë kam patur një pëlqim, kur ka ardhur në fillim. Dy-tre javëshin e parë. Më pas nuk kam patur asnjë interes për të. Pas të gjitha situatave, pas takimit tonë të dytë thashë stop, s’është ky njeriu që kisha krijuar në kokë.
Arjani: Kur shikon që dikush të ka bezdisur, të ka dashur kaq shumë, si i shkon në orën 5 të mëngjesit në shtëpi dhe në krevat?
Ana: Kujdes me “në shtëpi” dhe “në krevat”. Është njerzillëk t’i shkosh kur të kërkon ndihmë. Edhe nëse ti do më marrësh, edhe te ti do vij, kështu jam rritur.
Melisa: Është gjë normale, përderisa i ka kërkuar ndihmë, kanë bërë muhabet, ka vazhduar diskutimi, e ka zënë gjumi. Mua si femër mund të më ndodhë edhe vetë, kam patur të bëj me një lloj manjaku…
Më tej, e pyetur nëse i ka bërë ndonjë lloj premtimi Arjonit, Ana u përgjigj: “E ke seriozisht? Nëse do i kisha bërë do kisha ikur nga kjo studio bashkë me Arjonin. Më vjen çudi, kaq idiote mendoni se jam të dal të bëj deklarata të rreme, kur mund të më kthehen 10-fish në pasojë mua? Kjo mund të më kthehet boomerang”.