INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si i transformoi palestra Florian Agalliun dhe Stresin

Si i transformoi palestra Florian Agalliun dhe Stresin

Publikuar më: 16:41 27-01-2016

Hëngrët sa hëngrët këtë muaj janar, post viti i ri, tani nuk ka më. Eshtë koha që realisht të kujdeseni për format tuaja fizike.

E kemi më shumë me meshkujt të cilët padashur e lënë shpeshherë veten e tyre pas dore. Merrni shembullin e aktorit/moderatorit Florian Agalliu apo atë të këngëtarit Stresi, të cilët janë bërë së fundmi objejkt diskutimi në Instagram falë fizikut të tyre "before and after". Ndërkohë që Flori ka sheshuar barkun me stërvitjen e tij intensive, Stresi ka kaluar nga masa medium në atë extra large falë punës, me ç'thotë ai, 5 mujore në palestër. "Imagjinoni në 5 vjet" ka shkruar reperi në foton e tij. Ne nuk do t'ju sugjeronim të prisnit aq gjatë, por t'i futeshit punës sa më parë. Fundja nuk ka dalë kot ajo shprehja e urtë: "Kujdesuni për trupin tuaj pasi është i vetmi vend ku do t'ju duhet të jetoni"!

Article Logic
Execution time: 0.0045580863952637