INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si Instagrami ka ndikuar dhe ka ndryshuar industrinë e modës

Si Instagrami ka ndikuar dhe ka ndryshuar industrinë e modës

Publikuar më: 11:28 14-04-2018

Nga Irini Meçe

Që kur isha e vogël, i kam adhuruar revistat. Mezi prisja që të shkoja dhe të blija numrin e radhës dhe të shfletoja faqet e saj dhe të mbetesha për orë të tëra aty. Sa shumë që më pëlqenin. Foto, modelet, veshjet dhe shkrimet, çdo gjë e rë në fushën e modës. Pra unë jam rritur në atë periudhën që tani quhet ‘epoka tradicionale’ e modës. Revistat ishin të vetmet mjete informimi mbi modën, sfilatat, trendet e fundit etj. Falë redaktorëve të modës që ndiqinin sfilatat për koleksionet më të fundit të firmave, informoheshim edhe ne se çfarë ndodhi dhe çfarë trendesh u prezantuan, kur ata na i përshkruanin të gjitha në një shkrim në revistë.

Sot gjërat kanë ndryshuar që në momentin kur në mes hyri teknologjia dhe mediat sociale. Peisazhi i sotëm i modës po ndryshon në mënyrë dramatike dhe konsumtari po bëhet gjithnjë e më i fuqizuar. Nëse një koleksion i ri është prezantuar në një sfilatë, ne mund ta shohim duke qëndruar shtrirë të rehatur në shtëpi nëpërmjet livestreaming në Instagram, Facebook dhe YouTube. Sot ne nuk mund të presimin shkrimin nga redaktorët e revistës, të cilët ulen në radhë të parë në sfilatë, për të na treguar se çfarë u prezantua në koleksionin e Chanel, por është vetë Chanel, i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Instagram dhe Facebook na tregon live sfilatën. Në vitin 2014 Eva Chen, redaktore e revistës ‘Lucky’,është shprehur se ajo nuk e ka më të nevojmshe që të shkojë të ndjekë live një sfilatë, kur mund ta ndjekë shumë mirë nëpërmjet celularit të saj. Me pak fjalë, Instagram i ka hapur një rrugë të re komunikimi me konsumatorët. Falë mediave socliale, kryesisht Instagramit, ka ndryshuar perspektiva e modës dhe e të bërit modë pasi sot ka një kuptim krejtësisht të ri. Një lajm të ri nga shtëpitë e modës e marrin vesh vetë ne të parët, pasi ata njoftojnë nëpërmjet një fotoje në Instagrm me mbishkrimin që pikërisht aty ndodhet lajmi. Pra nuk kemi pse presim lajmin të shkruar nga mediat dedikuar modës. Një trend i ri, një drejtor i ri në shtëpinë e modës, një vendim që ka marr etj., për çdo gjë informohemi nga vetë shtëpitë e modës. Me mbi 700 milionë përdorues aktiv, Instagram ka krijuar një mënyrë krejtësisht të re në të cilën ne marrim informacion, ndjekim dhe promovojmë në mënyrë aktive modën. Për të bërë gazetari mode, sot mjafton dhe thjesht Instagrami.

Gjithashtu nëpërmjet Instagramit tani mund të shohim edhe se si janë veshur personazhet publike që kanë qenë pjesëmarrës në një sfilatë mode, që shpesh ato veshje kthehen edhe në burim frymëzimi për të gjithë ne.

Përpos kësaj Instagrami tashmë është kthyer edhe në një bloger. Tanimë nuk është më nevoja që të hapësh një faqe blog-u në wordpress (apo dhe në të tjera mënyra) për të treguar se si ti je veshur dhe se si ke kombinuar fustanin me çantën. Sot mjafton që të postosh disa foto në Instagram (që së fundmi ekziston edhe mundësia e albumit, ku hedh disa foto) për të treguar veshjen tënde të radhës. Shumë fashion bloger e kanë lënë mënjanë një faqe blogu, por i janë dedikuar 100% Instargamit, si media më e fuqishme në fushën e modës dhe si mjet influencimi që për më tepër iu siguron edhe mjaft të ardhura. Vitet e fundit, rritja e blogerëve ka ndikuar jashtëzakonisht në industrinë e modes.

Instagrami ka ndryshuar të ardhmen e modës dhe të bërit modë, për mirë apo për keq këtë e gjykoni vetë ju.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336