INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ishte eksperienca e saj në serialin “Sulejmani i Madherishëm”? Almeda Abazi zbulon detajet: Ishte koha kur…

Si ishte eksperienca e saj në serialin “Sulejmani i Madherishëm”? Almeda Abazi zbulon detajet: Ishte koha kur…

Publikuar më: 11:35 29-05-2020

Ish-Miss Shqipëria 2008, bukuroshja Almeda Abazi, e vendosur tashmë prej shumë vitesh në Turqi, rrëfeu mbrëmjen e djeshme eksperiencën e saj si aktore në serialin e famshëm historik, “Sulejmani i Madhërishëm”.

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Rudina” nga shtëpia e saj në Stamboll, Abazi tha se ky serial i dha mundësinë të punonte me aktorë shumë të mëdhenj. Megjithëse i pëlqen shumë, Abazi tha se nuk do të jetë e mundur të aktrojë në të ardhmen e afërt për shkak të angazhimit me djalin e saj 1-vjeçar.

net.jpg

 

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, sepse ishte koha kur unë sapo kisha filluar karrierën e aktrimit, d.m.th. sapo isha futur në sektorin e aktrimit. Prandaj dhe pata mundësinë të punoja me shumë aktorë të mëdhenj. Ishte një fillim shumë i madh për mua. Ishte një peshë shumë e madhe mbi supe, por mendoj se ia dola” – ka treguar Almeda.

 

"Aktrimi më pëlqen shumë, shumë. D.m.th. e kam thënë gjithmonë, të jep rastin të dalësh nga karakteri yt dhe të realizosh diçka tjetër, të jep rastin të hysh në karaktere të tjera, që ndoshta nuk mund t’i bësh dot në jetën normale. Por që për momentin është shumë e vështirë për mua me djalin, sepse unë e di edhe nga Tolgahan (Sayisman) tani. Tolga del nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe ka raste që vjen në orën 3 të mëngjesit tjetër. Prandaj kushtet janë shumë të vështira, dhe mendoj se aktrimin momentalisht dhe për një kohë shumë të gjatë, nuk do e bëj. Por që po mendoj të vazhdoj me këngën. Po mendoj një singel tjetër.", përfundoi bukuroshja shqiptare. 

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167