INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Si ja bën o goce?’. Rudina Xhunga pa doreza ndaj Ilva Tares e Sonila Meços[VIDEO]

‘Si ja bën o goce?’. Rudina Xhunga pa doreza ndaj Ilva Tares e Sonila Meços[VIDEO]

Publikuar më: 17:20 31-03-2018

Rudina Xhunga ishte e ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi. Karriera e saj 20 vjeçare dhe raportet me zonjat e tjera të sukseshme të ekranit nuk mund të mungonin në bisedën me të. Rudina iu bashkua një prej lojrave të programit, duke përzgjedhur rastësisht dy emra për të komentuar, teksa në mesin e tyre zgjodhi Ilva Taren dhe Sonila Meçon. A ka pasur ‘luftë të ftohtë’ mes tyre? Si kane qëne dhe si janë sot raportet mes 3 zonjave të suksesshme të ekranit?

LAJMI_2_BRENDA.jpg

“Ilvën e kam mikeshë. Tani takohemi edhe prej gocave. Ilvën e pëlqej, është e vetmja, më e mira, e pa krahasueshme në lajme. Bën shumë punë, bo boo si ja bën o goce (qesh)’

Nga Ilva Tare tek Sonila Meço, Rudina tregon një histori shumë të bukur me të.

“Kur bëra librin nuk dija ta botoja ose jo. Ja tregova 3 gocave në Top, Sonila më shkruajti natën, më shkruajti ‘një libër’ tjetër se i kishte pëlqyer. Më shtyu ta botoja. Sonila? E jashtezakonshmë. I mungon ekranit pafund”

Nisur nga kjo, Ermali i drejtohet duke e pyetur rreth faktit se shumë figura të ekranit nuk janë më, ajo, Sonila etj. Çfarë po ndodh me median sot? A po i jepen hapësirë figurave jo profesionale? Zbuloni këto e më shumë të tjera pas minutës se 17-të në intervistën e plotë më Rudina Xhunga.

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756