INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si janë pritshmëritë për monedhën evropiane?

Si janë pritshmëritë për monedhën evropiane?

Publikuar më: 13:17 14-07-2018

Edhe pse Banka e Shqipërisë ndërhyri për të blerë euro, në treg përsëri monedha evropiane mbetet e dobët. Aktualisht një euro shkëmbehet me 125.84 euro duke kapur vlerën më të ulët muajin e fundit. Nga janari deri në muajin korrik monedha evropiane ka humbur rreth 10 pikë, duke zbritur nga 134 në 125 lekë. Ekspertët e sqarojnë këtë situatë me një ndërhyrje të pamjaftueshme të Bankës së Shqipërisë për të blerë euro si dhe ardhjen e turistëve. Ndërsa parashikojnë se euro do vijojë të dobësohet edhe më tej për shkak të fluksit të madh të valutës në treg. Eksportuesit janë ata që janë prekur më shumë nga dobësimi i euros, ndërkohë që edhe të ardhurat janë prekur si rezultat i euros së dobët. Nga të dhënat zyrtare në buxhet mungojnë 3.6 mld lekë vetëm si rezultat i kursit të këmbimit. Një forcim i ndjeshëm pritet vetëm në vjeshtë, pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë. Një zhvlerësim i euros në këtë nivel sipas zyrtarëve, lidhet me rritjen e të ardhurave nga investimet dhe dërgesat e emigrantëve. Përtej kësaj, në treg ka edhe valutë që qarkullon në mënyrë informale sipas ekspertëve, e cila është e vështirë të menaxhohet. Rënia e monedhës evropiane është pozitive për ata persona apo biznese që kanë kredi në këtë monedhë, pasi tashmë do të paguajnë më pak para për këstet mujore. Gjithashtu, përfitues të kësaj situate janë edhe ata qytetarë që duan të udhëtojnë jashtë vendit, pasi paketat do të jenë më të lira. Por, si do jenë pritshmëritë për monedhën evropiane? Ekspertët shprehen se euro do të vijojë të mbetet në nivelin rreth 126-127 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105