INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ju duket ky ndryshim i madh i WhatsApp?

Si ju duket ky ndryshim i madh i WhatsApp?

Publikuar më: 20:57 08-09-2017

Nga dita në ditë, aplikacionet e njohura po sjellin përditësime që po “cudisin” përdoruesit e tyre. Telefonat janë bërë pjesë e pandarë e jona dhe përditësimi i rrjeteve sociale apo aplikacioneve, shihet me interes të madh.
“WhatsApp” ka vendosur t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh. Aplikacioni i mesazheve, i cili është në pronësi të Facebook, po paraqet një sërë veçorish të reja të projektuara për ta ndihmuar atë të fitojë para.
Kompania është duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe përdoruesit e rregullt të komunikojnë në platformë dhe thonë se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë porosi në WhatsApp dhe të marrin edhe përditësime nga kompanitë përmes tij.
Është nisur testimi i mjeteve në aplikacionin WhatsApp Business, i cili është ndërtuar për kompanitë e vogla dhe gjithashtu thotë se po punon për “një zgjidhje për sipërmarrjet, për kompanitë më të mëdha që veprojnë në një shkallë të gjerë me një bazë globale konsumatorësh”.
Aplikacioni WhatsApp Business është aktualisht falas, por kompania i ka thënë Wall Street Journal se synon ta bëjë me pagesë për bizneset “në të ardhmen”.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045