INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si ka dështuar ndër vite skema e regjistrimit në universitete[VIDEO]

Publikuar më: 15:45 15-09-2017

Një testim i rradhës për mënyrën e regjistrimeve në universitete, që ndodhi një vit më parë solli shumë pakënaqësi në rradhët e maturantëve. Pasi regjistrimet u kufizuan vetëm në një raund. E ata që regjistroheshin njëherë nuk mund të regjistroheshin sërish nëse fitonin pas lëvizjeve të kuotave një degë tjetër. Ndaj dhe shumë maturantë u regjistruan në degët që s’preferonin e të tjerë braktisën sistemin e lartë arsimor publik për të shkuar tek privatët për faktin se aty e kishin fituar degën e preferuar. Dështimi i skemës së pranimeve në universitete një vit më parë pati pasoja afatgjate, pasi shumë studentë edhe pse u regjistruan nuk u panë gjatë gjithë vitit akademik nëpër shkolla, pra nuk i kanë frekuentuar fare ato. Ndaj në këto kushte kur shumë vende mbetën bosh në universitete u pa e arsyeshme të bëhej një tjetër eksperiment. E këtë vit pati dy faza regjistrimi me disa ditë diferencë nga njëra - tjetra. Faza e parë nisi në gusht dhe përfundoi në 11 shtator, e më pas u bë një ndërprerje prej tre ditësh ku të gjithë ata maturantë, që u regjistruan njëherë në fazën e parë në degën më pak të preferuar me spostimin e listës ata u cregjistruan këto ditë dhe për të rinisur regjistrimin sërisht në fazën e dytë. Ku dhe mësojmë se sot shumë maturantë janë regjistruar në degët më të preferuar.
Po a do jetë e sukseshme? Në fakt kjo do të kuptohet në përfundim të gjithë procesit.

Article Logic
Execution time: 0.0045080184936523