INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Si ka mundësi kaq në formë’, Elita Rudi vendos t’i japë fund të gjitha akuzave për linjat pas lindjes me këtë VEPRIM të fundit[FOTO]

‘Si ka mundësi kaq në formë’, Elita Rudi vendos t’i japë fund të gjitha akuzave për linjat pas lindjes me këtë VEPRIM të fundit[FOTO]

Publikuar më: 16:27 04-05-2019

Elita Rudi është një nga moderatoret më simpatike të ekraneve kosovare njëkohësisht edhe bashkëshortja e reperit të njohur Gjiko.

Së fundmi ajo ka sjellë në jetë një djalë të vogël të quajtur Zëri, i cili padyshim është një mrekulli e vërtetë.

Mjaft e lumtur për vogëlushin, Elita duket se po has probleme me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Moderatorja po akuzohet se në fotot dhe videot që poston përpiqet të duket perfekte me linjat pas lindjes.

Të gjithë dyshojnë se ajo po manipulon pasi është e pamundur të jesh kaq në formë, por edhe të fshehësh shenjat karakteristike që duken në trup pas një lindjeje.

Ja se çfarë i ka komentuar një ndjekëse së fundmi në një nga fotot : “E paska mbulu barkun. Nje nene e re duhet te jete krenare dhe stretch marks(lëkura e varur) dhe barkun që nuk bie menjëherë pas lindjes. Jo te dukesh gjoja perfekte.”

Por, Elita menjëherë ka reaguar me postimin e një video me barkun zbuluar dhe duke i shpjeguar format pas shtatzënisë: “postoj edhe video ne instastory e dashur mos ma mbaj dertin...nuk kam stretch marks(lëkurë të varur) po siç po e sheh e kom vijen e zeze qe ndryshe ne anglisht quhet Linea Nigra. Perndyrshe, sjom as afer perfektes... jom kshu qysh jom nese nuk ndihesh mire ose spo te japi energji te mire te lutem veq ma bon unfollow e ki ma te leht” – ishte përgjigja e saj.

WhatsApp_Image_2019-05-04_at_17.17.03.jpeg

WhatsApp_Image_2019-05-04_at_17.17.04.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0020790100097656