INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ka nisur historia e konflikteve mes fiseve Çapja dhe Mema?

Si ka nisur historia e konflikteve mes fiseve Çapja dhe Mema?

Publikuar më: 09:55 04-02-2016

Konflikti i parë në Elbasan ka nisur që në vitin 2015 ku është ekzekutuar Sokol Çapja. Aso kohe gazeta, Koha Jonë në datën 6 mars 2008, ka shkruar mbi hasmërinë mes dy familjeve.

- “Sokol Çapja u ekzekutua mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005, në  një lokal, pranë Universitetit të Elbasanit. Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar disa herë me pistoleta dhe me automatik në drejtim të 33-vjeçarit. Më parë, ata i kanë kërkuar klientëve dhe kamerierëve, që të shtrihen për tokë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë në drejtim të biznesmenit.
Sokol Çapja u dërgua në spital dhe vdiq gjatë operacionit. Atentatortë, pas vrasjes u larguar me një automjet me targa të huaja. Policia e Elbasanit arriti të identifikojë autorët, të cilët u larguan në drejtime të paditur dhe ishin Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Pas kësaj vrasjeje, në kohë të ndryshme, ndodhen një seri vrasjes misterioze. Oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij, pasi më herët familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin.
Pas plagosjes, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapes dhe një person tjetër, por më pas u liruan, pasi Prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës.
Pas pak kohësh u ekzekutua në lokalin autoshkollë të Fadil Memës kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët. Një nga të akuzuarit, për vrasjen e Sokol Çapja, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi. Gjatë operacionit, ai u plagos në njërën këmbë. Pas kapjes së Ardian Metës, u vra në rrethana misterioze në Tiranë, edhe i dyshuari tjetër, Dritan Sheme. Policia shpalli në kërkim autorin tjetër Armando Hasanin. Sipas të dhënave të policisë, Armandoi Hasani ka qëndruar i fshehur me identitet të rremë në Tiranë.

Më pas ish - oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema me familjen emigroi në Itali dhe pas këtyre ngjarjeve atij iu bë një antentat kur kthehej nga puna dhe në fakt këtë herë rezultoi fatal për jetën e tij. Po hakmarrjet nuk ndaluan dhe pas këtij akti, pasi mbrëmjen e djeshme breshëri plumbash u hodhën në drejtim të një lokali të ri të ngritur nga familja Çapja, ku humbën jetën dhe tre persona, mes tyre dhe vëllai i Sokol Çapja, Agronin. Pra deri më tani bilianci i viktimave nga 2005 deri më sot rezulton 7 persona.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249