INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ka nisur historia mes gjyqtarit të pezulluar nga puna për ngacmim seksual me 32-vjeçaren

Si ka nisur historia mes gjyqtarit të pezulluar nga puna për ngacmim seksual me 32-vjeçaren

Publikuar më: 09:24 30-06-2016

Gjyqtari, Shyqyri Çobo që  u pezullua nga puna për shpërdorim detyre, pasi i kërkoi favore seksuale një 32-vjeçareje në proçes divorci me bashkëshortin në këmbim të vendimit gjyqësor në favor të saj e ka njohur kështu vajzën:
“Në seancën e parë mes palëve, gjyqtari Çobo dëgjoi pretendimet çiftit që po ndahej dhe caktoi një datë tjetër duke u kërkuar që të merrnin avokat. Në seancën e dytë, kallëzuesja ka qenë pa avokat dhe në përfundim gjyqtari e pyeti veçmas përse nuk kishte mbrojtës ligjor. Gruaja i tha se nuk ka mundësi financiare, kurse gjyqtari Shyqyri Çobo i tha se do t’i gjente ai një avokat që nuk kushtonte shumë. Ai i kërkoi edhe numrin e celularit për të komunikuar më pas për këtë çështje”, shkruan “Shqiptarja.com”.
Gruaja pranoi t’ia jepte dhe po atë ditë rreth orës 17 gjyqtari nuk duroi dot dhe i nisi mesazhin e parë, ku dhe filloi ti fliste për ndjesi: “Përshëndetje, gëzon të gjithë kredin mirënjohëse nga ana ime. Performanca juaj më imponon respekt, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. Problemi yt sinqerisht me diktoi keqardhje, mos hezito me SMS apo tel. Do të mirëpres, respekte. Ok?”.
Ajo edhe pse mbeti e habitur nga ky mesazh, i ktheu përgjigje: “Shumë faleminderit për gjithçka. Jam shumë mirënjohëse për bujarinë dhe mirëkuptimin tuaj. Me avokatin u mora vesh, keni urimet më të mira nga ana ime dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj”.
Po 32-vjeçarja e surprizuar nga sjellja mjaft e konfidenciale e Çobos, pyeti babanë e saj nëse e njihte këtë gjyqtar dhe ai i tha që po. Kjo bëri që kallëzuesja të mendonte se ndoshta ky ka qenë shkaku pse gjyqtari i fliste aq përzemërsisht me të.
E këtu nis kalvari i mesazheve dhe telefonatave që iu kthyen në makth. Madje kur bezdia arriti kulmin 32-vjeçaria shkoi me të një një lokal, ku spozohej se do të bisedonin rreth çështjes gjyqësore të 32-vjeçares, gjë që nuk ndodhi. Në këto rrethana, kallëzuesja regjistroi fshehurazi me celular tre biseda me gjyqtarin Shyqyri Çobo, në të cilat pretendon se i kërkonte të bëhej dashnorja e tij duke i dhënë në këmbim një vendim gjyqësor në favor të saj. Pas këtij momenti ajo nuk mundi të durojë dot më dhe denoncoi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0028531551361084