Natën e parë në qeli, Elvis Rroshi e kaloi, në ambjentin VIP në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Aty më parë kanë qëndruar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani, Prokurori i Krujës, Haxhi Giu e ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.
Mësohet se Rroshi iu ka kërkuar familjarëve ti sjellin rroba dhe produkte tualeti, si xhel flokësh, shampo e pastë rroje. Familjarët i kanë dërguar dhe ushqime në orët e vona të mbrëmjes.
Elvis Rroshi u arrestua pasditen e së hënës nga forcat e policisë së komisariatit të Kavajës, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dha "arrest me burg" për kryebashkiakun e Kavajës.
Kryebashkiaku i Kavajës, të mërkurën do të njihet dhe me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.