Kendall Jenner sapo ka fituar çmimin e tezes më mizore në botë.
Ajo pranoi në sy të të gjithë publikut që nuk i pëlqen emri i mbesës së saj të porsalindur Dream Kardashian, vetëm për të shpëtuar veten. Tani, të ishim edhe ne përpara një “smoothie me sardele” do ta kishim menduar dy herë dhe ndoshta mund të thyheshim, por përsëri situata nuk ishte aspak e këndshme. Bukuroshja 21 vjeçare u bë pjesë e lojës “Spill Your Guts Or Fill Your Guts” me James Corden, ku duhet të zgjedhë ndërmjet përgjigjes ndaj një pyetjeje shumë të sikletshme ose konsumimit të një ushqimi të shpifur. Corden i kërkoi që të rendiste emrat e mbesave dhe nipit, North, Saint dhe Dream, nga i preferuari tek më pak i pëlqyeri. Në fillim Kendall u mendua dy herë, por në fund vendosi se një smoothie me sardele ishte e tepërt dhe renditja ishte pikërisht kjo, North e para, më pas Saint dhe Dream. Në fund ama siguroi që i donte të gjithë njësoj.