INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët: Kim dhe Kylie po shkatërrojnë të rinjtë e sotëm me operacionet plastike

Ekspertët: Kim dhe Kylie po shkatërrojnë të rinjtë e sotëm me operacionet plastike

Publikuar më: 12:41 06-03-2017

Ekspertët tregojnë se të rinjtë e fiksuar pas personazheve të famshëm po ushqejnë një interest gjithmonë e në rritje të kirurgjisë plastike.

Si shembull merren të rejat amerikane dhe britanike të cilat kërkojnë më shumë se kurrë zmadhim gjoksi, buzësh apo modelim hunde. Për këtë i gjithë faji mund të jetë i yjeve të botës së spektaklit si Kim Kardashian apo motra e saj e vogël Kylie Jenner, të cilat janë bërë simbol i këtyre operacioneve. Doktor Dev Patel tregon se femrat e “Gjeneratës Y”, të lindura në mesin e viteve 80’ deri në mesin e viteve 90’, janë “të djegura” për likë në rrjetet sociale si Instagram dhe vazhdimisht e modelojnë veten sipas paraqitjes së personazheve të famshëm. Ai shton duke thënë se rritja e numrit të femrave ndërmjet moshës 18 dhe 25 vjeçare që kërkojnë fryrës buzës është më e fortë se ç’mund të kishte pritur kushdo. Sipas tij kjo vjen si pasojë e personazheve VIP me influencë të madhe nëpërmjet rrjeteve sociale, të cilët kanë krijuar iluzionin e standardeve të bukurisë dhe pëlqyeshmërisë nëpërmjet internetit. 

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059