INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si krijohet supernjeriu përmes modifikimit të ADN?[VIDEO]

Publikuar më: 15:36 01-01-2018

Një ish-shkencëtari i NASA-s dëshiron të krijojë një racë të re njerëzore që e quan supernjeriu. Ai po provon ta arrijë këtë duke bërë kërkime me qëllim që njerëzit të modifikojnë veten e tyre. Ata mund të përdorin injeksione të ADN-së dhe Zayner madje i ka provuar ato në trupin e tij. 36 vjeçari bëri emër pak ditë më parë, pasi tha se kishte bërë modifikime në ADN-në e tij.

Biokimisti u përpoq të fitonte më shumë fuqi duke hequr një proteinë që pengon rritjen e muskujve në krahun e majtë, nëpërmjet një injeksioni të terapisë gjenetike. Në një intervistë Zayner pretendon se njerëzit janë skllevër të geneve që kanë dhe beson se njerëzimi mund të zhvillojë në një racë të re të shquar.
Ai ka shtuar se njerëzit në vend që të bëjnë një tatuazh mund të zgjedhin një modifimim ADN-je që bën që atyre t’u ndryshojnë muskujt, ngjyra e syve madje dhe ngjyra e flokëve dhe përmes këtyre modifikmive mund të jemi një qënie e re.
Pavarësisht paralajmërimeve nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave se shitja e produkteve të terapisë së gjeneve pa miratimin e rregullatorit është e paligjshme, Dr. Zayner i shet në internet. Gjithësesi deri më sot janë modifikuar gjenetikisht pak njerëzit me terapi gjenetike që prej vitit 1990, por vetëm për arsye mjekësore.

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779