INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si kurrë më parë, CAPITAL T thotë fjalët më të ëmbla për partneren e tij

Si kurrë më parë, CAPITAL T thotë fjalët më të ëmbla për partneren e tij

Publikuar më: 13:31 28-07-2023

Capital T ka preferuar gjithnjë që jetën e tij private, gjithmonë sa i takon historive të dashurisë, të mos i ndajë me publikun dhe kështu ka ndodhur edhe vitin e fundit. Prej kohësh në fakt reperi aludohet se është në një lidhje me Adrola Dushin, me burime pranë tyre dhe me mediat rozë që e kanë konfirmuar më shumë se njëherë, megjithatë nga vetë artisti dhe modelja nuk kemi pasur asnjëherë një zyrtarizim.

E mesa duket Capo ka ndërmend që jetën personale ta mbajë të tillë, megjithatë në një nga intervistat më të fundit që ka realizuar, për "Radar", nuk ka hezituar që t'i dedikojë disa fjalë romantike partneres. Si rrallë herë ai ka pranuar se është në një lidhje, se edhe për këtë zyrtarisht nuk jemi shumë të qartë, ndërsa u shpreh kështu për "gjysmën" e tij:

‘Për mua është më e bukura në botë, unë e kam për vete. Ajo do jetë edhe në koncert.’

Kështu, reperi i referohet koncertit "Time Capsule", që pas pak javësh do të mbahet në Prishtinë e që mesa duket edhe partnerja e tij do të jetë aty (na duhet të shohim gjithë kohën për Adrolën, edhe pse modelja është gjithnjë e pranishme në performancat e tij).

Nga ana tjetër, ai e ka quajtur romancën që po përjeton "një lidhje të ngrohtë dhe të përzemërt", që e bën të ndihet "i bekuar dhe i kënaqur". Po ashtu ai pranoi se në planet e tyre është martesa, duke u shprehur: ‘Normal që është martesa (synimi). Unë kurrë s’jam hy në një lidhje hajt se…nuk është se jemi në ato plane tani’

Kujtojmë se "Time Capsule 2" do të mbahet më 11 gusht në Prishtinë e njësoj si herën e parë, edhe këtë radhë pritet të jetë një spektakël i vërtetë!

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775