INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si kurrë më parë shënohen mbi 300 raste të reja nga Covid-19, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Si kurrë më parë shënohen mbi 300 raste të reja nga Covid-19, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Publikuar më: 15:25 20-10-2020

Në 24 orët e fundit është shënuar një numër rekord rastesh të reja nga koronavirusi. 301 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 pas 1407 testimesh të kryera. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se fatkeqësisht nuk kanë munduar ta fitojnë betejën me virusin edhe 4 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë


Janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,
27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,
5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,
2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore.
1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 301


Të shëruar ne 24 orë 58

Të shtruar në spitale 255

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1407

Raste pozitive 17651

Raste të shëruara 10225

Raste Aktive 6968

Humbje jete 458

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277