Nëse të gjithë shkojnë në palestër për një qëllim, Kejvina e shfrytëzon edhe për t’u argëtuar.
Modelja, bashkë me mikeshat e saj me të cilat shoqërohet gjithë kohës, frekuentojnë të njëtën palestër.
Kjo bën që ato jo vetëm të djersiten, por edhe të argëtohen. Të shtunën e sotme janë paraqitur atje mjaft energjike dhe në formë. Ka qenë Kejvina ajo e cila e ka udhëhequr e para grupin me muzikë të lartë dhe kërcim dhe më pas i janë bashkuar edhe vajzat.
Më shumë se me një klasë aerobie, ato dukeshin sikur sapo ishin futur në club. Kejvina gjithmonë do të surprizojë. /intv.al/