Kylie Jenner mund t’i ketë bërë të dashurit të saj Tyga shakanë më të shtrenjtë që është parë ndonjëherë.
Reperi 26 vjeçar u kthye sërish në gazin e botës kur pa që një tjetër makinë e tij, këtë herë një ferrari, ishte marrë nga dikush tjetër. Por rezulton se ishte vetëm një shaka e të dashurës së tij 19 vjeçare, e cila kishte paguar disa persona që thjesht ta fshihnin atë. Dhe nuk mjafton me kaq. Bukuroshja shumë bujare vendosi ta surprizojë Tyga-n me një makinë fringo të re, jo tamam një dhuratë modeste me pak fjalë. Çfarë makine zgjodhi? Jo ndonjë gjë kushedi, vetëm një Betley prej 230 mijë dollarësh. Dhe gjithçka natyrisht u bë publike në Snapchat.