Këngëtarja e njohur Fifi, është ndër artistet më të dashura për publikun dhe njëkohësisht, ndër zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare.
Ajo ka publikuar një video në profilin personal në ‘Instagram’ dhe si shpesh herë është treguar e sinqertë dhe shumë e drejtpërdrejtë. Duke qenë se shpesh është përballur me bullizmin, ajo ka vendosur që të flasë për këtë temë me anë të videos domethënëse, që në sfond ka këngën e Florit dhe Ledrit, ‘Beautiful’. “Unë jam e bukur.
Ju përshëndes krejt juve që më keni nisur mesazhe të llojit… “je si lopë, je shumë e trashë, je vesh shumë ‘wlleck’ (shpifur), je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu”. Mbase SOT MUND TË BËJË ZHURMË KJO THIRRJA IME KUNDËR BULLIZMIT…(më besoni që nuk është veç për mua d.m.th)… Po NANUSHA , jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë… NATËN”,-shkruan Fifi.
Këngëtarja është përballur shpesh me ofendime apo sharje nga ndjekës në rrjete sociale, lidhur me pamjen e saj fizike dhe stilin. Megjithatë asgjë nga këto nuk e ka penguar që të korrë sukses në muzikë.
Kujtojmë që së fundmi pati një bashkëpunim të suksesshëm me Mc Kreshën në ‘Kënga Magjike’, një hit që dëgjohet akoma dhe ka marrë miliona klikime në kanalin ‘Youtube’.