INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si lanë gjë pa thënë njëra-tjetrës, Rina zbulon mesazhet private me Fifin: Kurrë mos thuaj...[FOTO]

Si lanë gjë pa thënë njëra-tjetrës, Rina zbulon mesazhet private me Fifin: Kurrë mos thuaj...[FOTO]

Publikuar më: 17:23 26-02-2019

Prej disa kohësh kemi parë deklarata nga më të ndryshmet të repereve të njohura shqiptare si Tayna, Melinda dhe Fifi. Para pak muajsh, në një intervistë, Fifi u shpreh se Rina është ende e vogël për ta quajtur veten mami.

Por Rina nuk qëndroi duarkryq dhe i ktheu përgjigje duke thënë: “Dikush bëhet mami 17 vjeçe, unë jam 19 në fakt, dikush nuk bëhet pas 8,9 apo 18 projekteve".

Por siç duket marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar dhe Rina në një intervistë për “Sevenbizz” zbuloi se ato kanë shkëmbyer edhe mesazhe.

"Unë i dua njerëzit real dhe pa marrë parasysh që kanë fol për mua, do binden që unë nuk jam ajo që mendojnë. Mendoj që Fifi është treguar shumë reale, shumë feministe dhe ka parë një femër të re që po mundohet me arrit majat. E falenderoj për këtë. Pastaj ça kemi fol janë tema private. Gjithçka ka ndodh pasi ajo e shpërndau këngën", u shpreh Rina.

E pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim me Fifin, reperja u përgjigj: "Kurrë mos thuaj kurrë".

sev.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998