INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si lanë gjë pa thënë pasi shkoi me buzë të lyera me të kuq për të dhënë ndihma, Roza Lati shpjegon arsyen: Edhe në ditën më të…[FOTO]

Si lanë gjë pa thënë pasi shkoi me buzë të lyera me të kuq për të dhënë ndihma, Roza Lati shpjegon arsyen: Edhe në ditën më të…[FOTO]

Publikuar më: 20:26 04-12-2019

Moderatorja Roza Lati shkoi në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe shpërndau disa ndihma për familjet në nevojë. Ajo publikoi një video në Instagram, ku tregonte se ndihmat duhet të jepeshin dorazi sepse s’kishte organizim. Por shumë komentues e kritikuan Rozën për faktin që kishte lyer buzët e kuqe në këtë ditë. E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Roza ka treguar se e ka si kulturë mos ta shfaqi mërzitjen në fytyrë.

“Unë u nisa pa buzët e lyera. Por unë e kam gjithmonë një të kuq buzësh në çantë sepse edhe në një moment kur jam e palyer, një të kuq buzësh të tregon mirë. Kur ra termeti i parë në shtator unë kam qenë duke bërë gjumin e drekës. U trondita, isha në shtëpi dhe kur dola kam lyer buzët e kuqe. Nga ai tërmeti i fortë ra edhe një tjetër dhe mami më mori me “Facetime” dhe ishim të dyja duke lyer buzët. Unë jam rritur më këtë kulturë që edhe në ditën tënde më të keqe ti duhet të dukesh mirë. Nuk kam qejf fare që në fytyrën time të shfaqet tmerri, nuk kam qejf ta përcjell fare këtë gjë. Kështu që e kam këtë kulturë që të jem në formë. Plus që ne jemi figura të ekranit dhe na shohin më një sy tjetër. Na është indoktrinuar në tru për vite dhe vite kjo gjë saqë na është bërë instik dhe të kuqin e buzëve e mbaj gjithmonë në makinë. Siç ishim me ato thasët e ndihmave hapa pasqyrën dhe u lyeva shpejt e shpejt”, u shpreh Roza. 

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749