INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si lanë gjë pa thënë për fotot gjatë shtatzënisë, reagon Elita Rudi, ja çfarë u thotë kritikëve! [FOTO]

Si lanë gjë pa thënë për fotot gjatë shtatzënisë, reagon Elita Rudi, ja çfarë u thotë kritikëve! [FOTO]

Publikuar më: 17:53 01-12-2018

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko së afërmi do bëhen prindër, por nuk kanë thënë ende në fëmija i tyre do jetë djalë apo vajzë. Pas propozimit surprizë për martesë që i erdhi moderatores nga partneri i saj Asdren Gjikolli në ditëlindjen e saj të 25-të në prani të familjarëve të çiftit, nisën dhe aludimet për një shtatzëni të mundshme të sajën. Klipi “Distanca” ishte ai që e konfirmoj më së miri se cifti i famshëm do bëhen prindër për herë të parë.

Por gjithsesi Elita nuk ka hequr dorë nga kujdesi ndaj vetes po ashtu dhe daljeve të saja në publik gjatë kësaj periudhe.

Krahas fustaneve të ngushta pas trupit nuk ka lënë pas të na tërheq vemendjen dhe me ngjyrat e qeta të tokës, që e bëjnë të duket edhe më bukur. Mirëpo, sërish ndjekësit kanë ankesa! Fillimisht, ankoheshin se poston shumë foto, më pas kapeshin pas takave që ajo mbante veshur dhe lista është shumë e gjatë…. Elita ka vendosur të mos qëndrojë e heshtur përballë kësaj situate, por t’u përgjigjet kritikave përmes një postimi në “Instagram”.

“S’ki qysh ju bjen në fije njerëzve se çfarë duan. Përndryshe, jam duke e shijuar çdo moment. Ju falenderoj për krejt komentet, nëpër rrjete sociale, emisione, e portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme” – shkruan Elita Rudi në foton, ku pozon si “në hall” me njërën nga duart e vendosura në fytyrë.

lite.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047