INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si lënë gjë pa thënë! Aulona Musta ka një përgjigje publike për të gjithë ata që e ofendojnë dhe i thonë ''je bërë si burrë''! [FOTO]

Si lënë gjë pa thënë! Aulona Musta ka një përgjigje publike për të gjithë ata që e ofendojnë dhe i thonë ''je bërë si burrë''! [FOTO]

Publikuar më: 10:07 22-06-2019

Është krenare për trupin që ka dhe kjo për faktin e thjeshtë se gëzon disa forma që edhe 20-vjeçaret i kanë zili.

Aulona Musta është një nga personazhet më provokues dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Shpeshherë me postimet e saj ajo ngall diskutime mes komentuesve të shumtë, zakonisht kur poston foto nga palestra teksa tregon ndryshimet në trupin e saj shumë të palestruar.

Sigurisht që Aulona ndihet shumë mirë me këtë trup, mirëpo fansat e saj e komentojnë shpesh, madje disa herë duke e cilësuar edhe si “trup mashkullor”.

Por teksa ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Bieta Sulos, Aulona u shpreh se këto komente nuk e ofendojnë aspak sepse ajo ndihet mirë me trupin e saj. Aulona u shpreh që ka komente të cilat mund ta lëndojnë, por jo ato që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme.

“Ka komente që më lëndojnë, absolutisht, por jo këto që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme apo me muskujt për të cilët unë jam duke punuar. Në qoftë se mua më thonë je bërë si burrë, po më bëjnë kompliment, sepse unë atë dua”, u shpreh Aulona në intervistë.

skakt.png

Article Logic
Execution time: 0.0019140243530273