INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Si ma morën mamin përpara syve' Joni Peçi rrëfen mes lotësh për fëmijërinë e kaluar në internim [FOTO]

'Si ma morën mamin përpara syve' Joni Peçi rrëfen mes lotësh për fëmijërinë e kaluar në internim [FOTO]

Publikuar më: 17:12 23-12-2018

Joni Peçi për të parën herë nuk dha vetëm një intervistë mode. Në programin “E diela shqiptare” foli për jetën personale dhe sidomos fëmijërinë që s`ka qenë aq e bukur. Familja e tij u internua kur ai ishte vetëm 4 vjeç, por edhe pse atëherë nuk kuptonte shumë, sot, preket thellësisht kur kujton se si policët i morën nënën para syve e se si kamioni mori gjithë mobiljet për t`i transferuar në një tjetër vend.

“I tillë ishte sistemi. Gjyshi ishte oficer. Familja ime ka qenë kundër sistemit. Ne na internuan. Është një moment shumë i vështirë. Unë kam qenë shumë i vogël dhe më kujtohet që shkoja çdo mëngjes në kopsht. Më çonte gjyshi. Atë ditë ai ishte larguar për të na blerë simite dhe mami më nxori prej dore deri tek rrugica që më pas të takoja gjyshin. Dhe … në një moment shikoj një makinë që ishte një Jeep i asaj kohe dhe shikoj dy policë që vijnë e marrin. Marrin mamin tim, por unë s`e kuptoja. Isha diku tek 4 a 5 vjeç. Erdhi gjyshi dhe e kuptoi situatën që ndodhi, por gjithsesi më çoi në kopsht. Më kujtohet se si prisja në dritare tek kopshti të vinte të më merrte mami. Kur u ktheva nga kopshti një kamion po merrte plaçkat e shtëpisë sonë”, tregoi ai duke e ndërprerë disa herë rrëfimin nga zëri që i dridhej.

jon-1024x768.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934