Zakonisht janë paparacët që i vënë në vështirësi personat e famshëm, por me Kim K ndodh gjithmonë e kundërta.
Bukuroshja 34 vjeçare është fotografuar shpesh përgjatë këtyre ditëve duke ekspozuar trupin e saj seksi ndërkohë që ndodhet për pushime në Mexico. Por duket se edhe Kim kishte mbaruar punë duke treguar trupin dhe kishte nevojë për pak kohë e vetme. Kështu ajo përdori një shoqe që i ngjasonte shumë, i dha rrobat e saj të banjos dhe ia hodhi të gjithë paparazzëve. Vëmë bast se jo vetëm nuk shitën dot asnjë foto, por nuk morën as ditën e punës...