INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Si më kërcënoi djali i deputetit, më dogji me cigare dhe më ra...'', zbulohet dëshmia e Xhisila Malokut! [FOTO]

''Si më kërcënoi djali i deputetit, më dogji me cigare dhe më ra...'', zbulohet dëshmia e Xhisila Malokut! [FOTO]

Publikuar më: 21:01 27-09-2018

Zbardhet dëshmia e shtetases Xhisila Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja.

Maloku pretendon se Rexhep Rrahja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që ka pësuar në një dhomë hoteli ku e ka marrë me kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar më të apo jo.

“Panorama” ka zbuluar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018.

Xhisila pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish.

Në këtë shkresë theksohet se Xhisila Maloku ka marrë kërcënime deri me vdekje. Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rrahja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku.

Denoncimi i oficerit, Taulant Balla bën deklaratën e fortë: Basha ka paguar 10 mijë euro, gjithçka e sajuar kundër meje

Nënkomisari i Policisë së Shtetit, Emiliano Nuhu ka hedhur akuza të forta se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rrahja për të mbyllur hetimin për djalin e tij, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim, por është shprehur se i pranishëm ka qenë edhe Taulant Balla.

Në një lidhje “Live” nga Kuvendi për emisonin Open, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke ritheksuar se në ditën që pretendohet se ai ka kërcënuar efektivin Nuhu, ai ka qenë në Pogradec.

“Nuk kam qenë asnjëherë në komisariatin e Fushë Krujës apo Krujës. Raporti im me zotin Rrahja është si raporti i kryetarit të grupit me çdo deputet socialist. I kam kërkuar shpjegime nëse për çështjen mes djalit të tij dhe shtetases Xh.M., janë pajtuar dhe s’kanë një konflikt, sepse bëhet fjalë për një lidhje intime mes vajzës dhe djalit. Kam qenë në Pogradec, mjafton t’i referohesh kallëzimit tim penal ndaj Bashës sot, dhe mësohet ku kam qenë. Ndërkohë që një aktivitet që bëhet sot, postohet një ditë më pas. Sot i kam kërkuar shpjegime të tjera deputetit Rrahja për veprimet që ka bërë. Këtu është një person që s’ka asnjë dyshim që e ka bërë këtë gjë për kreun e opozitës në këmbim të parave për të mos njollosur mua. Siç kurdisi 200 mijë euro për Babalen, për rastin në fjalë mund të ketë paguar, ashtu siç përflitet 10 mijë euro për të përfshirë personin tim. Ka përpjekje për të më sulmuar mua, para ca muajsh më sulmoi për një histori që ka rënë vetë brenda”.

Balla më tej ka akuzuar Prokurorinë e Krujës që nuk ka hapur një hetim mbi rastin në fjalë që kur doli për herë të parë.

“Djali i deputetit duhet të ndëshkohet nëse i ka prekur qoftë edhe një fije floku vajzës. Jam i pakënaqur nga Prokuroria që nuk ka bërë veprimet ligjore, madje duhet të merret masë deri në përjashtim të prokurorëve nëse nuk e ka arrestuar djalin e deputetit nëse është fajtor. E ftoj Bashën pse nuk bën dhe ai një kallëzim që në fund të kësaj historie secili të marrë përgjegjësinë e tij”.

NG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022470951080322