INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Si me syze”, artikulli I plotë me dyshimet për ish ministrin.

“Si me syze”, artikulli I plotë me dyshimet për ish ministrin.

Publikuar më: 14:53 17-10-2017

Ndër të arrestuarit e operacionit “Trëndafili I erërave” gjendet dhe I afërmi i socialistit Saimir Tahiri, prej vitesh I dyshuar si mbështetës I marrëveshjeve të klaneve që trafikojnë marijuanë nga Ballkani. Grupi do të kishte përdorur gjithashtu një makinë të rregjistruar në emrin e Saimir Tahirit për të mbëritur në Siçili.
Një lidhje familjare mund të thojë shumë dhe specifikisht nëse ka të bëjë më një ish-ministër, I shkarkuar prej marsit, shumë I përfolur prej akuzave të mbështetjes të një klani mafioz që trafikon drogë.
Në Shqipëri arrestimi I Moisi Habilaj ka shkaktuar një tërmet politik. 39-vjeçari I kapur dje nga djemtë e “Gico del nucleo” të policisë tatimore, të Guardia di Finanza-s të Catanias në ambjentet e operacionit të quajtur “Trëndafili I erërave”, është kushuriri I ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Moisi Habilaj do të kishte pikën kyçe për bizneset e tij, në sajë të një rrjeti të dendur tregtarësh shumice, që mund të blinin qindra kilogramë marijuanë duke paguar në para të thata dhe më pas ta tregtonin me gjithë klanet mafioze aktive në sheshet e vendit. Jo vetëm në Katania por edhe në Siracusa dhe Ragusa.
Në shqipëri mbi kushuririn e ish-ministrit janë përqendruar vetëm disa dyshime pa asnjë hetim ose arrestim por disa herë I fotografuar, për shembull me shefin e policisë kufitare të Dhërmiut.
Një tjetër fakt I vërtetur janë udhëtimet e vazhdueshme të Moisi Habilajt nga Shqipëria për në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të rënë dakord për pazaret e drogës dhe për të bonifikuar vendet e ankorimit të anijeve dhe ato të për ruajtjen e narkotikëve.
Të dhëna që të çojnë tëk emra dhe mbiemra konkretë. Si ai I Antonino Riela, referent I dyshuar në kapitalin etnik për tërheqjen e dërgesave të drogës nga Shqipëria.
Forcat Militare Italiane kanë monitoruar në Nëntor 2013 një takim ndërmjet Antonino Riel-ës dhe Florian Habilajt, I vllai I Moisiut dhe gjithashtu kushuriri I ish-ministrit.
Takimi tetë a tetë ka ndodhur në lagjen “San Giorgio” dhe sipas akuzave, Riela do të dërgonte 30 mijë euro, para të thata për çdo dërges marijuane. Objektivi ishte rimëkëmbja e menjëhershme në një kohë sa më të shkurtër të mundshme nga sekuestrimi I 1650 kilogramë I ndodhur në shkëmbinjtë e vendit të quajtur “Baia del silenzio” I Castelluccio-s, afër Augustas.
Nëse do të kisha një kallashnikov do ti godisja të gjithë BAM,BAM,BAM, -thoshte Moisiu I zemëruar për humbjen e ngarkesës së kapur dhe për veshtirësitë e hasura gjatë arratisjes nga blutë e Italisë.
Shqipëria për kushuririn e Tahirit do të kishte qenë një zonë e lirë për të bërë biznes.
Në një përgjim mjedisor të kapur nga militarët e Guardia di finanza të Katanias, është po I njëjti Moisi që ka zbuluar disa detaje për kontakuesin e tij një siçilianë, titullar I një stacioni karburanti Q8 afër Lentinit. Nëse vjen në Shqipëri, I thoshte Moisiu, e kupton se policia shqiptare është e korruptuar dhe madje është vet shefi I policisë ndonjëherë që ndihmon me ngarkimin e thasëve.
Nga ana tjetër në Itali grupi bie pre e sekuestrove të vazhdueshme si ajo e 289 kilogramë mariujanë a Palagonia. Furnizimet ishullore të kartelit Italiano-Shqiptarë janë bllokuar dhe në portin e Ripostos gjithashtu dhe në parkimin e qendrës tregtare “Porte di Catania”.
Fillojnë kështu bisedimet e gjata për të planifikuar dërgesa të reja. Pikërisht në ktë fragment ku Moisiu flet për kushuririn politikan, ku sipas përgjimeve shprehet: “30 mije duhet tja dërgoj Saimirit”.
Tahiri dell në skenë dhe për lidhjet e famshme me automjetin. Kushuri së bashku me bashkëpuntorin Sabi çelaj, mund të kishin shkuar në Siçili edhe me Audin e regjistruar formalisht në emrin e Saimir Tahirit.
“Ari I gjelbër” I Ballkanit mund të përfundonte edhe në duart e Sebastiano Sardo I njohur me pseudonimin “Iano syzja”, I kthyer prej pak kohësh si bashkëpuntor I drejtësisë, por me një të shkruar si shpërndarës droge për klanin “Capello di Catania”.
Për shqiptarët ai ishte “ai me syze” me të cilin ja vlente të beje dhe biznese fitimprurësë për tregtimin e armëve. Nëse sjellin diçka për të, I japim dhe ndonjë kallashnikov, lexohet në transkriptin e përgjimit të bisedave të Moisiut.

Përshtatur nga MeridioNews

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766