Të paktën nuk i tha “vëlla”!
Para pak ditësh lajmi që Albi Nako dhe balerina e njohur Alba Hoxha kanë nisur pushimet bashkë mori dhenë dhe të gjithë po flisnin për të.
Ndërkohë që ish-partnerja e Albit, Klaudia Pepa u kthye në Shqipëri ku qëndroi për pak ditë sepse pastaj u nis për në Itali dhe me anë të fotove na tregoi se bashkë me të ishte edhe balerini i njohur Graciano Tagani. Ai e shoqëroi Klaudian për në Intali dhe nga postimet pamë se ata janë argëtuar mjaft në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi Graciano ka publikuar një foto nga spektakli ku po merr pjesë për momentin, “Dancing With The Stars” dhe në listën e komenteve na bëri përshtypje komenti i Klaudia Pepës.
Ajo e quan atë “Dolce” që do të thotë “ëmbëlsirë” ose “ i ëmbël” në shqip, ndërsa balerini i thotë “jetttt”.
Sa shumë duhen!