INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si merret leja për dalje! Prezantohet sistemi online, pensionistët NUK do të dalin më!

Si merret leja për dalje! Prezantohet sistemi online, pensionistët NUK do të dalin më!

Publikuar më: 20:34 27-03-2020

Në bazë të rregullave të reja për të ulur numrin e personave që qarkullojnë orëve të paradites, kryeministri Edi Rama bëri me dije pak më parë se vetëm një anëtar i familjes do të mundet të dalë të bëjë pazar dhe madje me leje të posaçme.

Në një dalje të fundit mediatike, kreu i qeverisë ka treguar sesi do të funksionojë sistemi i ri online, ku leja merret në mënyrë automatike, pra merret direkt përmes telefonit smart ose kompjuterit dhe nuk është nevoja të presësh.


Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do t’u pranohet aplikimi për leje.

Për të gjithë ata të cilët nuk munden që të marrin lejen automatike, është vënë në dispozicion numri, 55155, ku do të dërgohet një mesazh, njëjtë si për lejet e parkimit, dhe do të vendoset numri i kartës së identitetit dhe pas 24 orësh do të marrin leje.

“Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë.

Është një leje automatike, sapo t’i aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe.

Pensionistëve nuk do tu jepet leje. Pra pensionistët nuk do të aplikojnë në këtë sistem sepse përgjigjja do të jetë negative. Pensionistët duhet të rrinë në shtëpi. Për ata pensionistë që janë të vetmuar do të kujdesemi ne, siç po kujdesemi pa pushtim.

Është vetëm një anëtar i familjes për të bërë pazar, ndërsa anëtari tjetër ka autorizimin për punë.

E mira është që anëtarët e familjes që shkojnë në punë kur të kthehen të bëjnë edhe Pazar”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875