INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mund t’ia tërheqësh vëmendjen Ledri Vulës? Reperi zbulon 'formulën'

Si mund t’ia tërheqësh vëmendjen Ledri Vulës? Reperi zbulon 'formulën'

Publikuar më: 12:31 25-07-2024

Nuk është një personazh i lehtë për botën e showbiz-it, sepse asnjëherë nuk i zbulon gjërat që nuk do. Edhe në rastet kur pyetjet janë të drejtpërdrejta, Ledri Vula di të manovrojë me përgjigjet dhe thotë gjithmonë atë që do – duke lënë gjithmonë hapësira bosh për të vërtetën.

Si këtë herë, megjithëse pyetja ishte e drejtpërdrejtë, Ledri sërish zgjodhi të përgjigjet me diplomaci. “A je i dashuruar apo në kërkim të fatit?” – ishte pyetja e Lei Krajës nga “Pushime on Top” dhe Ledri e pati “të thjeshtë” përgjigjen: “I dashuruaar gjithë jetën. Që kur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Gjithmonë i dashuruar”, – tha ai, por Lei, e pakënaqur nga përgjigjja, i bëri një pyetje tjetër.

“Po një vajzë që do të të tërheqë vëmendjen, çfarë duhet të bëjë, të të shkruajë në Instagram, në Whatapp apo i ke qejf më të drojtura, më të turpshme?”

“Joo, më të turpshme jo. S’e di, varet prej kimisë…” – u përgjigj Ledri me të qeshur duke interpretuar me gjeste edhe tërheqjen fizike.

E kuptuat vajza? S’ka “formulë” për t’i pëlqyer Ledri Vulës…

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492