INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mund të aplikosh penelin shpejt dhe mirë?

Si mund të aplikosh penelin shpejt dhe mirë?

Publikuar më: 17:00 02-07-2016
Një gjë është e sigurte, sa më praktik të jesh aq më mirë. Peneli është një nga produktet më të bukura dhe na jep një pamje totalisht ndryshe.
Mënyra më e thjeshtë për të aplikuar penelin është te gjesh piken e përbashkët ku mbaron cepi i syrit me fundin e vetullës  dhe të krijosh një vijë diagonale. E nisim vijën e penelit nga cepi i syrit duke shkuar në drejtim të vetullës, por ndalojmë në mes. Kini parasysh që syrin duhet ta mbani  hapur që të formohet vija siç duhet sepse nëse e aplikojmë penelin me syrin e mbyllur do duket totalisht ndryshe kur ta hapim atë. Tani që e kemi formuar vijën te cepi shkojmë te mesi i syrit, duke aplikuar penelin shumë afër qerpikëve dhe dalëngadalë shkojmë të drejtimi i vijës që formuam në filim. Duke i bashkuar dy vijat kemi përfunduar duke krijuar një vijëzim të plotë. Por ato që duan të theksojnë sytë më shumë, mund të shkoni  te cepi i brendshëm i syrit dhe të krijoni një vijë tjetër nga aty dhe ta bashkoni me vijëzimin tjetër.
Në fillim mirë do ishte të përdorni një penel tip stilolapsi sepse është shumë e lehtë për të formuar vijëzime, por për të theksuar çfarë kemi bëre deri tani do të përdorim një tjetër lloj peneli që është në formë xheli. Për ta aplikuar do të përdorim një furçë tepër të hollë për të aplikuar xhelin mbi vijëzimin  që keni bërë deri tani.
Për më shumë informacione interesante në tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën çdo te shtunë në orën 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328