Edhe një ditë para tre ndeshjeve të jetës në Francë, “bookmaker”-at llogarisin më të mirët, më të këqinjtë, më të fortët, më të dobëtit dhe më pak të kuotuarit për të ecur deri në finale. Nuk kishte si të mbeste jashtë edhe Shqipëria. Gjithsesi, vlerësimet për kuqezinjtë, janë nga ato që nuk të bëjnë optimistë, doni apo nuk doni. E dini apo nuk e dini, 1 me 999 është mundësia që kuqezinjtë të fitojnë Europian.
Për Shqipërinë nuk është hera e parë që thyen tabu. Në maj 2015 Shqipëria kish 49.09 për qind shanse për të qenë në “play-off “ të Euro 2016-ës dhe 39.82% për të qenë në Europian e kualifikuar me çdo rrugë.
Në foton duket se bastet kanë filluar ku me 1000 lekë mund të fitosh 999.000 lekë...
Çdo gje është e mundur vetëm duhet kurajo dhe durim.