INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mund të formojmë vetulla perfekte?

Si mund të formojmë vetulla perfekte?

Publikuar më: 17:00 11-06-2016
E di, duke përdorur fjalën “perfektë” e teproj pak, por vetullat na ndryshojnë totalisht pamjen dhe nuk jemi të vetëdijshëm sa të rëndësishme janë ato. 
Për shumë vite vetullat e holla kanë qenë në modë, por sic e kemi vënë re, kjo tashmë ka ndryshuar. Në modë tashmë për femrat është të kenë vetulla më të dendura, dhe që të arrijmë një pamje intensive mund të përdorni një laps për vetullat në nuancën e dëshiruar ose mund të shfrytëzoni një hije të butë kremi.
 
Dua të theksoj se gocat që i kanë vetullat e denduara vetë mirë do ishte të rrinë të vijëzimet natyrale që ato kanë. Për ato goca që nuk i kanë dhe aq të dendura mund të ikim pak nga vijat natyrale, por jo shumë.
 
Si fillim i krehim më furçën përkatëse nga lart poshtë, në këtë mënyrë mund të shohim formën reale që kanë vetullat. Pastaj përdorim një laps në nuancë e deshiruar dhe shkojmë te cepi i vetullës dhe formojmë një kënd duke tërhequr lapsin në drejtimin e vetulles dhe pastaj i krehim përsëri nga poshtë lart. Në këtë mënyrë kemi formuar formën që dëshirojmë. Per t'i theksuar më shumë ato, çfarë do bëjmë është të marrim përsëri lapsin dhe do shkojmë të fillimi e vetulles duke tërhequr lapsin nga poshtë lart, i krehim dhe një herë për të sfumuar pak më shumë ngjyrën.
 
Hapi i fundit, është aplikimi i një lloj xheli për vetullat në nuancën e deshiruar si gjithmonë për të siguruar formën e vetullave. Dhe kaq ishte! 
 

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434