INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Si mund të puthësh dikë tjetër përveç babit?”, aktorja e njohur shqiptare tregon qortimet që merr nga vajza e vogël

“Si mund të puthësh dikë tjetër përveç babit?”, aktorja e njohur shqiptare tregon qortimet që merr nga vajza e vogël

Publikuar më: 17:37 28-03-2019

Adelina Muça është një nga aktoret më të dashura të publikut shqiptar, e famshme për rolin e saj në serialin “Familja Kuqezi”.

Duke shpjeguar bukurinë e profesionit, Adelina ndau edhe disa siklete familjare që ndonjëherë shkakton.

Vajza e vogël është ajo që e kritikon mamin ndonjëherë për skenat, që asaj i duken disi të çuditshme:

"Ka pasur raste kur dhe më ka drejtuar gishtin. Problematika më e madhe ishte një episod, vajta në shtëpi dhe tha:

"E pashë atë episodin e radhës. Shumë mirë ishte, po unë nuk e kuptoj çdo të thotë të përqafosh (se nuk thoshte dot puth) dikë tjetër përveç babit. Ajo nuk më pëlqeu dhe aq shumë. Megjithatë, uroj të mos ndodhi herë tjetër."- rrëfen Adelina.

Kujtojmë se aktorja është bashkëshortja e regjisorit Hervin Çuli.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034418106079102