INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ndikojnë ngjyrat në gjendjen tuaj shpirtërore

Si ndikojnë ngjyrat në gjendjen tuaj shpirtërore

Publikuar më: 12:54 11-08-2016
Ekspertët kanë sjellë disa shpjegime si ndikojnë ngjyrat në gjendjen tonë shpirtërore.
Ja ngjyrat më të shpeshta dhe si ndikojnë ato në jetën tuaj:
 
E verdha: Ndikon për t’u përqendruar. Nëse keni ngjyrën e verdhë pranë, me siguri do ju ndihmojë të përqendroheni sa më shumë. Mbajeni edhe në zyrë, do jeni më produktivë në punë.
 
E kaltërta: Është ideale për t’u qetësuar. Kjo shpjegon dhe faktin se deti dhe qielli na qetëson shumë. 
 
E gjelbërta: Është ngjyra e natyrës, dhe  ka një efekt qetësues. Prania e bimëve ushtron një efekt të dobishëm në nivelin psikologjik. Mundohuni ta keni pranë sa më shumë këtë ngjyrë.
 
Portokallia: Është ngjyrë e ngrohtë dhe stimulon mendjen. Ndikon shumë të humori dhe ju bën optimistë.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721