INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ndikon aktiviteti fizik në tru?

Si ndikon aktiviteti fizik në tru?

Publikuar më: 09:16 30-04-2016

Rreth 30 vite punë janë bërë studime për të zbuluar lidhjen që mund të kenë ushtrimet aerobike dhe të menduarit.

Ushtrimet fizike kanë efekte pozitive në shëndetin tuaj dhe në linjat trupore. Veç kësaj studimet e fundit kanë zbuluar edhe një efekt "magjik" që ka të vrapuarit në mendjen tonë.

Sipas ekspertëve, ushtrimet fizike ndikojnë në qarkullimin më të mirë të gjakut në tru që ndikon në kujtesën dhe të mësuarit, raporton New York Magazine.

Po ashtu, sipas po të njëjtit studim, thuhet se të vrapuarit ndikon që të kemi mendime më të qarta dhe disponim më pozitiv.

Sipas këtij studimi, nëse ju ushtroni në mënyrë intensive 30 deri në 40 minuta, atëherë do të formohen neurone të reja në trurin tuaj, të cilat ndikojnë në kujtesë dhe në të mësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447