INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ndikon shtatëzania në zgjuarsinë e femrave?

Si ndikon shtatëzania në zgjuarsinë e femrave?

Publikuar më: 11:32 22-12-2016

Një studim i ri tregon ndryshimet që pëson truri tek nënat e reja pas lindjes…


Ardhja në jetë e një fëmije është një ndryshim i madh në jetë dhe kjo nuk lidhet vetëm për një periudhë të shkurtër. Sipas një studimi të ri, lindja shkakton ndryshime afatgjata në strukturën e trurit tek nënat. Kërkuesit nga Holanda dhe Spanja ekzaminuan skanimet e trurit të 25 femrave që kishin lindur për herë të parë, para dhe pas shtatëzanisë, si dhe trurin e 20 të tjerave të cilat nuk kishin fëmijë. Studimi, i cili u publikua në Nature Neuroscience, tregoi se volumi i pjesës gri, e cila përmban të gjitha bërthamat e qelizave, ishte pakësuar në femrat të cilat ishin shtatzane. Mendohet se këto ndryshime zgjasin vetëm 2 vjet pas lindjes.
Pjesa specifike e trurit e cila pësoi këtë rënie të volumit gri është e rëndësishme pasi lidhet ngushtë me aftësinë për të vendosur të tjerët në plan të parë, duke u përpjekur të imagjinosh si ata mendojnë apo ndihen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031070709228516