INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ndikon stresi në trupin e njeriut

Si ndikon stresi në trupin e njeriut

Publikuar më: 16:19 10-02-2018

Njeriu përballet çdo ditë me stresin dhe efektet e tij negative.

Stresi mund të ketë efekte të ndryshme në sjelljen, emocionet dhe sjelljet tuaja.

Sidoqoftë, ekzistojnë shumë gjëra si meditimi dhe ushtrimet fizike të cilat njihen si aktivitete që e zvogëlojnë stresin!

Më poshtë, keni disa mënyra se si stresi ndikon në trupin e njeriut:

Truri

Nën stres, muskujt tensionohen, ndërsa kontraksioni i muskujve për një periudhë të zgjatur kohore mund të shkaktojë migrenën, dhimbjen e kokës dhe sëmundje tjera.

Sistemi i tretjes

Diarreja dhe dhimbja e stomakut mund të shkaktohet e gjitha apo të keqësohet nga stresi.

Zemra

Lidhja e saktë mes stresit dhe sulmit të zemrës është ende e paqartë, por dëshmitë e ndryshme thonë se ekziston një lidhje e tillë. Sipas studimeve, personat të cilët kanë punë stresuese janë 23 për qind më të prirë të kenë sulm të zemrës krahasuar me personat të cilët nuk kanë stres në punën e tyre.

Sistemi i imunitetit

Stresi e stimulon sistemin e imunitetit, e kjo mund të jetë avantazh në situatat emergjente. Ky stimulim mund t’ju ndihmojë t’i shëroni plagët dhe t’i shmangni infeksionet. Por në periudhë afatgjate, hormonet e stresit e dobësojnë sistemin e imunitetit dhe kjo ju bën më të prirë të sëmureni.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209