INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ndikon të ushqyerit shëndetshëm në mirëqenien e çdo individi? Kërko Bio

Si ndikon të ushqyerit shëndetshëm në mirëqenien e çdo individi? Kërko Bio

Publikuar më: 18:31 14-06-2020

‘’Grupi i Kordinimit dhe Solidaritetit Agrikulturor’’ është një projekt nga një grup studentësh në lëndën ‘’Developmend and Growth’’. GKSA ka për synim të formojë një grup etik dhe solidar konsumatoresh në ndihmë të prodhuesve vendas të fshatrave Ndroq dhe Pezë. Në rastin tonë, konsumatorët konsistojnë në familje që janë të interesuara për të blerë produkte vendase dhe bio. Në këtë mënyrë, prodhuesit dhe fermerët vendas kanë përfituar një burim te ri të ardhurash gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë globale. Gjithashtu, konsumatorët kanë përfituar produkte bio që kanë kontribuar në një ushyerje sa më të shëndetshme.

Ky projekt ka si qëllim ndërgjegjësimin e individëve dhe rritjen e përgjegjësisë sociale në të ushqyerit sa më shëndetshëm. Prandaj, "GKSA", në bashkëpunim me klubin "Woman Leadership Club" ka kënaqësinë t'ju ftojë në forumin e hapur online, i cili do të zhvillohet në platformën "Google Meet", ditën e hënë, 15 qershor, ora 17:00 me Prof. Dr. Anila Kalleshi.

Prof. Dr Anila Kalleshi është dietologe dhe nutriciente shumë e njohur, e cila ushtron veprimtarinë e saj në Tiranë. Fokusi i forumit do të jetë mbi të ushqyerit shëndetshëm dhe në ndikimin e kësaj të fundit në mirëqenien tonë. Per me teper gjate forumit do te trajtohen temat si më poshtë:

• Kuptimësia e të jetuarit shëndetshëm

• Ushqimi organik dhe OMGJ-të, ndryshimet dhe trendet globale

• Impakti që ka zakoni i të ushqyerit në mirëqenien sociale

• Histori suksesi të "Anila Kalleshi Center"

• Disa keshilla per lendet ushqyese te organizmit gjate pandemise COVID -19

Te gjithe jeni te ftuar te merrni pjese. Per me shume kontaktoni ne emailin tone: [email protected]
(Ky projekt eshte zhvilluar nga studentet e vitit te pare master shkencor ne "Finance bank": Andrea Palla, Denis Mehillaj, Flavia Azisllari, Ina Haxhihyseni)

76059bd8-290a-4d6e-8d99-1d0a7731189f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547